Prokuroria e Posaçme ka regjistruan procedim penal për Ogerta Manastirliun. Kjo e fundit, në vitin 2020 kur ishte ministre e Shëndetësisë është kallëzuar nga deputetja e PD Albana Vokshi për keqmenaxhim dhe abuzim të fondeve të Covid-19.
Referuar kallëzimit të bërë nga Vokshi, pretendohet se Manastirliu ka bërë tendera sekretë. SPAK po kryen veprime hetimore për Manastirliun, e cila në muajin shkurt u thirr në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje, për një çështje që ajo e cilësoi sekret hetimor.
Pak javë më parë, Vokshi ka bërë një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar në të, prova për tendera./vizionplus.tv