Spanja do të luajë pa Aymeric Laporte për ndeshjen kundër Kroacisë. Mbrojtësi ka një dëmtim dhe do të humbasë ndeshjen e tij debutuese në tokën gjermane, atë ndaj Kroacisë ditën e shtunë.
Spanja dhe Kroacia janë në të njëjtin grup me Shqipërinë e Italinë në këtë Euro 2024 (Grupi B).
Sipas mediave spanjolle, do të jetë Nacho, mbrojtësi i Real Madridit, ai që do të zërë vendin e Laporte në këtë sfidë, për t’u rikthyer ndaj Italisë.
Ndërkohë, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, u shpreh kështu për Europianin: “Është edicioni me nivelin më të lartë teknik në histori. Askush nga ekipet e mëdha nuk ka mbetur jashtë”.
“Do të jetë një turne shumë i hapur, pa një favorit të qartë dhe me 8-10 skuadra të afta për të fituar. Mund të jetë një kampionat evropian historik për futbollin, që shënon një epokë. Përveç ekipeve të mëdha do të jenë edhe surprizat e zakonshme”, tha De La Fuente.