Policia spanjolle sekuestroi tetë ton kokainë nga Surinami të fshehura në një kontejner të kamufluar si një gjenerator energjie në portin jugor të Algeciras.
Transporti i kokainës, një nga më të mëdhenjtë e kapur ndonjëherë në Spanjë, ishte brenda një strukture metalike të krijuar për t’i shpëtuar zbulimit nga skanerët.
Por agjentët doganorë zbuluan një sasi të madhe mallrash të grumbulluara që praktikisht mbushnin kontejnerin, ndaj e hapën me forcë.
Top Channel