Stuhia “Isha” godet Mbretërinë e Bashkuar: Një 84-vjeçar humb jetën dhe mijëra shtëpi ngelen pa energji elektrike.

9 months ago 31

Stuhia “Isha” solli erëra të forta në Mbretërinë e Bashkuar ku një burrë 84-vjeç ka humbur jetën pasi një makinë u përplas me një pemë të rrëzuar në rrugë.

Policia Skoceze ka treguar se viktima ishte pasagjer në sediljen e përparme të makinës dhe u shpall i vdekur të dielën mbrëma, në Grangemouth.

Ditën e sotme raportohet se shumë njerëz ndërprenë udhëtimet e tyre ndersa dhjetra mijëra kanë ngelur pa energji elektrike në të gjithë vendin.

Parashikuesit e motit në Irlandë kanë emëruar një stuhi të re për të martën të quajtur “Jocelyn”, e cila pritet të ketë një efekt më të madh në vend sesa stuhia Isha.

Ky paralajmërim i “Met Office” për stuhinë që do të godasë Skocinë, Irlandën, Uellsin dhe Anglinë pritet të filloj nga ora 16:00 e së martës deri në mesditën e së mërkurës.

Lawrence Slade, shef ekzekutiv i Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë në një raportim për mediat ka treguar se të paktën 30,000 njerëz nuk mund të lëvizin në të gjithë veriun e Anglisë dhe Skocisë si dhe 40,000 të tjerë në Irlandën e Veriut.

Slade u shpreh se stuhia shkaktoi dëme në shtëpi dhe ndërtesa, ndërprerje të energjisë elektrike, erëra të forta dhe dallgë të mëdha që sollën përmbytje.

Operatorët hekurudhor anuluan të gjitha udhëtimet me tren dhe pasagjerët u paralajmëruan se shërbimet nuk mund të rifillojnë deri në pasditen e sotme, gjithashtu janë anuluar shumë fluturime ajrore, duke shkaktuar devijimin e disa avionëve.

Kujtojmë që stuhia Isha është stuhia e nëntë që godet Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i sezonit në shtator dhe numri rekord i stuhive të emërtuara në një vit është kur Met Office filloi praktikën në 2015-ën.

Top Channel

Read Entire Article