“Subvencionimi i bujqve dhe bonuset për pensionistët s’mjaftojnë”, Braçe: Duhet reformë, jo premtim elektoral

5 months ago 9
Reklamë

Deputeti Erion Braçe ditën e sotme në Kuvend ka folur për buxhetin e shtetit, ku sipas tij edhe pse shifrat janë për t’u vlerësuar, ai ka edhe disa rezerva.

Sipas Braçes qeveria duhet të shpenzojë para sepse subvencionimi i bujqve dhe fermerëve dhe bonuset e pensionistëve nuk mjaftojnë. Ai kërkon reformë dhe jo premtime elektorale.

 “Unë prisja të flisnim për buxhetin, por po flitet për portin e Durrësit. Tani ka ardhur koha të flasim për buxhetin. Në aspektin formal, shifrat janë për t’u vlerësuar. Kam këto rezerva në buxhet, nuk kam besim se çmimet referuese do të zgjidhin evazionin gjigant në sektorin e turizmit. Sektori i turizmit na ka krijuar hapësirë të madhe të prodhimit këtu në vend. Keq më vjen më datë 27 hapet skema e subvencionimit, por ata para janë pak, nuk mjaftojnë.

Unë mezi pres që qeveria ta mbaj fjalën për të rritur subvencionin për të gjithë bujqit dhe blegtorët. Vazhdojmë të kemi import të ushqimeve dhe shqiptarët ushqehen shtrenjtë, edhe këtë duhet ta shohim. Indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë, ka ardhur koha për një reformë, jo premtime elektorale, përndryshe do dal atje të them ju nuk rrisni pensionet. Duhet një skemë. Dhe e fundit që kam, i lutem qeverisë shpenzoni paratë që keni në buxhet, sepse vetëm ekonomia ka nevojë, por edhe publikisht të gjithë që janë në këtë sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale”, tha Braçe.

Top Channel

Read Entire Article