Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku pesë persona janë goditur me thikë.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja është regjistruar në lagjen Borny të Metz.
“Pesë persona u goditën me thikë të hënën, duke përfshirë dy të plagosur shumë rëndë, në qytetin verilindor francez Metz”, njoftoi kanali i lajmeve BFMTV, duke cituar prokurorin publik të Metz.
Nga të dhënat e para është përjashtuar mundësia e një akti terrorist.