Izraeli ka kryer sulme të rënda në Libanin jugor, ku kanë mbetur të vrarë pesë persona mes tyre tre fëmijë sirianë.
Sipas Hezbollahut sulmet me raketa synonin zona ku ndodheshin civilë, ndonëse ende nuk ka asnjë reagim nga ushtria izraelite. Nga ana tjetër Hezbollah nuk ka qëndruar duarkryq në këtë situatë, pasi iu është kundërpërgjigjur me sulme izraelit.
Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë me forcat izraelite në mbështetje të aleatit të Hamasit që kur sulmi i grupit militant palestinez në 7 tetor ndaj Izraelit shkaktoi luftë në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite tha se afërsisht 40 predha u identifikuan duke kaluar nga Libani në territorin izraelit, disa prej të cilave u kapën. Por nuk u raportua për të lënduar.