Shtatë të vdekur, përfshirë dy vajza, është numri i fundit nga i viktimave nga sulmet e djeshme izraelite në Tiro në jug të Libanit, sipas raportit të publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë libaneze.
“Sulmet e armikut izraelit në qytetin e Tirit vranë shtatë persona, duke përfshirë dy vajza të reja dhe plagosën 46 të tjerë”, tha ministria.
Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve Ani, sulmet kishin në shënjestër tre ndërtesa në qytetin bregdetar dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në dhjetëra shtëpi.
Agjencia raportoi gjithashtu se një “avion luftarak armik” shkatërroi dy shtëpi në qytetin jugor të Nabatieh.
Izraeli shtoi sulmet e tij ajrore në Liban në shtator dhe më vonë dërgoi trupa pas një viti konfliktesh ndërkufitare.
Hezbollahu hapi frontin kundër Izraelit në mbështetje të aleatit të tij Hamas, pas sulmit të organizatës palestineze ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi luftën në Gaza.
Më shumë se 2,700 njerëz janë vrarë në Liban që nga 23 shtatori, shumica prej tyre civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit. /vizionplus.tv