Takimi me dyer të mbyllura i Ramës me Erdogan, zbardhen diskutimet: Turqia dhe Shqipëria do të vijojnë t’i forcojnë lidhjet në të gjitha fushat

1 month ago 27

Kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet në New York për punimet e asamblesë së OKB-së.

Ditën e djeshme ai u taku me presidentin turk Rexhep Erdogan dhe ndau disa foto në rrjetet sociale.

Lexo edhe :

Related Posts

Janë zbardhur detaje nga takimi mes tyre. Rama dhe Erdogan diskutuan të dielën lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Takimi me dyer të mbyllura në Turkevi (Shtëpia Turke), qendrën diplomatike turke në New York, u realizua në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA) në metropolin amerikan.

Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë.

Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale, sipas Anadolu.

Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”./vizionplus.tv

Read Entire Article