Taulant Balla përgëzon policinë për arrestimin e vrasësve të Gentian Bejtjas: Pres rezultate për ngjarjet në Vlorë, Lezhë e Shkodër

7 months ago 21

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e dy prej autorëve të përfshirë në ekzekutimin e 43-vjeçarit Gentian Bejtjaa.

Policia e Tiranës, konkretisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, njoftoi sot se arriti që të zbardhë ngjarjen e rëndë duke arrestuar dy nga autorët, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në atentat.

Lexo edhe :

Related Posts

Në pranga kanë përfunduar Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, të dy me precedentë të mëparshëm penale.

Nga ana e tij, Taulant Balla thotë se ka përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë.

Më tej Balla thotë se pret gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër.

“Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë”, thotë Balla.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Detyra e Policisë së Shtetit është të parandalojë ose të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët. Sapo kam përgëzuar drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për punën e deritanishme hetimore në drejtim të zbardhjes së ngjarjes kriminale disa ditë më parë në Fushë-Krujë. Pres gjithashtu rezultate edhe në drejtim të identifikimit të autorëve të ngjarjeve në Vlorë, Lezhë dhe Shkodër. Autorët apo porositësit e ngjarjeve kriminale mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, mund të tentojnë t’i shmangen ekstradimeve, por detyra e Policisë së Shtetit është t’i gjejë kudo që fshihen dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Dy persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit.

vizionplus.tv/

Read Entire Article