Të kontrabanduara nga Anglia, sekuestrohen 11 automjete tip “Benz” në një servis në Shkodër

8 months ago 13

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 11 automjete tip “Benz”, të cilat ishin kontrabanduara nga Anglia. Automjetet shiteshin me pjesë në një servis në fshatin Kryebushat.

Si pasojë, pronari i biznesit është proceduar penalisht. 31-vjeçari fshihte të ardhurat nga ky biznes.

“Pas kontrolleve dhe verifikimeve në servisin e 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë sekuestruan 11 automjete tip “Benz”, të dyshuara të kontrabanduara nga Anglia, me qëllim shitjen në pjesë, aktivitet për të cilin, ky shtetas nuk deklaronte të ardhurat”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu akuzohet për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Read Entire Article