Temperaturat pësojnë rritje, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

9 months ago 22

Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edhe ditën e martë të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell.

Këto masa ajrore të ngrohta, rrezatimi diellor si dhe era jugore do të bëjë që nesër dhe ditët në vijim temperaturat të pësojnë rritje, kryesisht në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim deri 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare arrin shpejtësi deri 10m/s shoqëruar me valëzim të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 0 deri 15°C, në zonat e ulëta 1 deri 20°C dhe në zonat bregdetare 6 deri 20°C./vizionplus.tv

Read Entire Article