Tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter “shkund” Portugalinë

2 months ago 38

Një tërmet me magnitudë 5.4 Rihter goditi Portugalinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, sipas Institutit Gjeofizik të SHBA-së (USGS) dhe Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Tërmeti u ndje më shumë në zonat e Sines, Lisbonës dhe Setúbalit. Gjithashtu pati raportime në mediat sociale se tërmeti u ndje deri në Porto, madje edhe në Spanjë dhe Marok.

⚠Preliminary info: #earthquake (#terramoto) about 70 km SW of #Sesimbra (#Portugal) 2 min ago (local time 05:11:37)❗MAGNITUDE NOT AVAILABLE YET❗Updates at:
📱https://t.co/IbUfG7TFOL
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/LgYTxuqvGt

— EMSC (@LastQuake) August 26, 2024

Tërmeti u regjistrua në orën 5:11 të mëngjesit me orën lokale, me epiqendër 58 kilometra në perëndim të Sines.

Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mëngjes, qeveria portugeze tha se ishte “në koordinim të ngushtë me të gjitha shërbimet përkatëse” pas tërmetit.

Ai siguroi se nuk kishte të dhëna për dëme personale apo materiale dhe i bëri thirrje popullatës që të qëndrojë e qetë dhe të ndjekë rekomandimet e Autoritetit Kombëtar të Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile./vizionplus.tv

Read Entire Article