Tetë grabitje në pak kohë në Dibër, asnjë autor i arrestuar

8 months ago 14

Prej kohësh banorët e fshatit Hotesh në Njësinë Administrative Luzni në Dibër po jetojnë nën efektin e terrorit pasi persona ende të paidentifikuar nga policia kanë kryer në pak kohë 8 grabitje banesash.

Kjo situatë është kthyer në problem shqetësues për banorët e këtij fshati të cilët po mendojnë largimin prej tij për shkak të pasigurisë.

Një nga familjet e grabitura është e Ramadan Dervishit.

Ky i fundit thotë se në momentin që është grabitur ka patur një sebep familjar, ndërsa është lajmëruar nga bashkëfshatarët e tij për grabitjen.

Ramadani tregon se janë pikasur dy persona të maskuar teksa largoheshin nga fshati dhe më pas është gjetur makina e braktisur në mal që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Dibrës e cila megjithëse ka mbledhur prova nga automjeti i braktisur nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.

Kjo ka bërë që pasiguria në fshat të rritet dhe banorët të mendojnë largimin prej tij, pasi kanë frikë të dërgojnë edhe fëmijët në shkollë vetëm.

Ata kërkojnë që këto ngjarje të zbardhen, autorët të vihen para drejtësisë dhe të rikthehet besimi në komunitet për institucionet ligjzbatuese.

Autorët që kanë kryer këto grabitje dyshohet se kanë arritur të marrin shuma të konsiderueshme parash dhe bizhuterish në të gjitha banesat që kanë mundur të hyjnë me forma të ndryshme./vizionplus.tv

Read Entire Article