Theu masën arrest në shtëpi, 15-vjeçari u largua nga banesa me një të mitur. Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren

8 months ago 9

Një 15-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Korçë, pasi u shpall në kërkim.

I mituri ka dalë dje jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, ai është larguar nga banesa me një 13-vjeçare, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale. E mitura është gjetur dhe është dorëzuar tek familjarët e saj.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për shpalljen në kërkim të një 15-vjeçari, banues në Korçë, që kishte dalë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe ishte larguar me një 13-vjeçare, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë e kanë kapur dhe e kanë arrestuar 15-vjeçarin. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren me të cilën ishte larguar, e cila u gjet dhe u dorëzua tek familjarët e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

Read Entire Article