Tifozja e flaktë kroate, Ivana Knoll nuk do të mungojë as këtë Europian dhe do të jetë e pranishme në stadiumin “Volksparkstadion” për të mbështetur Kroacinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë.
Në prag të sfidës ajo ka dhënë edhe parashikimin e saj për rezultatin. Sipas saj, ndeshja përfundon 2-0 në favor të Kroacisë.
Për Knoll golashënues do të jetë sulmuesi Bruno Petkoviç, i njëjti që humbi penalltinë kundër Spanjës në duelin e parë. /vizionplus.tv