Tjetër rast dhune në Tiranë! Mbante mbyllur familjarët në shtëpi dhe i kërcënonte se do i vriste me sëpatë, arrestohet 66-vjeçari

7 months ago 17
Reklamë

Një rast tjetër dhunë në familje është zbuluar në qytetin e Tiranës, ku një 66-vjeçar vënë në pranga.

66-vjeçari R. S mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kërcënuar ata me sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.

Sëpata u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një rast tjetër i ngjashëm po në Tiranë ka ndodhur së fundmi, ku një 35-vjeçar mbate të izoluar në shtëpi nënën, gruan dhe fëmijën e mitur.

Sa herë që ai largohej, ju ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kryefamiljari Jetnor Zhaboli, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.

Jetnor Zhaboli ishte me profesion ekonomist. Prej fillimit te marrëdhënies ka qene xheloz dhe kontrollues, por me kalimin e kohës u bë edhe me shumë.

Kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës madje edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet dhe i monitoronte nga celulari, kur nuk ishte në banesë. Kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos bënin telefonata të pa kontrolluara.

Kjo jetesë i kishte shkaktuar stres bashkëshortes së tij e cila kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesë policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjaret e saj, ku iu linte lamtumirën dhe u kërkonte falje.

Top Channel

Read Entire Article