Lajmi se kandidatura e përbashkët Shqipëri-Serbi është evetmja në garë për të organizuar Europianin e 21-vjeçareve në vitin 2027, ka shkaktuar shumë reagime ne mjedisin sportiv në Shqipëri dhe Kosovë.
Reagim konkret pati edhe nga grupimi më i madh që mbështet kombëtatren shqiptare, “Tifozat Kuqezi”.
Përmes një qëndrimi në rrjetet sociale ata deklarojnë se ky është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptarë dhe opinionin futbolldashës të Kombëtares Shqiptare të futbollit.
Ky grupim paralajmëroi aksione në vijim kundër kandidaturës së përbashkët Shqipëri-Serbi.
Edhe më heret tifozët kuqezinj protestuan para dyerve të Federatës duke lyer me bojë të kuqe kangjallet e rrethimit të jashtëm dhe duke varur në to foto të shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga forcat serbe.
Kjo për të sjellë në vëmendje gjithë historinë e trishtë të së kaluarës së afërt./vizionplus.tv