“Tradita” që e çon Holandën në finale, është përsëritur që nga Europiani i vitit 2004

4 months ago 36

Ka një traditë të çuditshme që ndiqet në Kampionatin Evropian që nga viti 2004 dhe mund të përsëritet edhe këtë vit. Që në edicionin e zhvilluar në Portugali, arbitri që i bie bilbilit për finalen ‘fut’ vendin e tij në finalen e radhës. Kjo ka ndodhur pa ndërprerje pasi një gjerman ishte arbitri i fitores së Greqisë. Që atëherë, një nga finalistët në Europian ka të njëjtën kombësi si arbitri i edicionit të kaluar, megjithëse vetëm një në katër ka përfunduar duke fituar titullin.

Gjithçka filloi me Markus Merk, i lindur në Kaiserslautern në 2004. Katër vjet më vonë, Gjermania do të përfundonte duke humbur ndaj Spanjës së Luís Aragonés. Gjyqtar i asaj ndeshje ishte Roberto Rosetti, me origjinë italiane. Në vitin 2012, ishte Italia ajo që humbi nga Spanja e Vicente Del Bosque. Ndeshja u drejtua nga Pedro Proença, portugezi. Skuadra portugeze arriti në finalen e 2016-ës, duke qenë e vetmja në listë që ka mundur të fitojë. Rasti i fundit është ai i Mark Clattenburg, arbitri në 0-1 të Portugalisë kundër Francës dhe i lindur në Angli. “Tre Luanët” u kualifikuan në finalen e vitit 2021, ku humbën me penallti ndaj Italisë.

Ka mundësi që ky Europian të përsërisë traditën dhe të përfitojë Holanda. Skuadra e Ronald Koeman përballet me anglezët, por ata kanë ‘përparësinë’ që arbitri që ka drejtuar finalen e 2021 është Bjorn Kuipers, me origjinë holandeze. Me këtë traditë në dorë, ‘tulipanët’ do të kishin tashmë një vend të siguruar në finalen e 14 korrikut. /vizionplus.tv

Read Entire Article