Rritja e numrit të automjeteve që qarkullojnë në qytetin e Durrësit ka bërë që bashkia shumë rrugë ti bëjë me një sens lëvizje.
Numri i lartë i turistëve që viziton qytetin bregdetar si dhe automjetet e banorëve residentë kanë bërë që edhe më shumë rrugë të bllokohen, duke rënduar trafikun.
Për këtë arsye policia bashkiake ka vendosur sinjalistikën në të gjitha akset që bëhen me një sens lëvizje si dhe ato ku ndalohet qarkullimi i automjeteve gjatë orëve të mbrëmjes.
Dy bulevardet kryesore do të jenë në shërbim të qytetarëve për 4 orë gjatë mbrëmjes, nga ora 19 deri në orën 23. Me këto masa bashkia e Durrësit synon të reduktojë trafikun e rënduar gjatë verës./vizionplus.tv