Trafikonin drogën brenda Europës me avionë dhe kamionë, shkatërrohet banda kriminale, mes të akuzuarve edhe shqiptarë

7 months ago 31
Reklamë

Një grup trafikantësh droge është shkatërruar në Poloni, duke çuar disa persona në pranga, hetime të cilat kishin nisur që prej vitit 2021.

Në qershor të këtij viti, mësohet se një pilot dhe instruktor mbërritën në aeroportin Zielona Góra, në avionin e të cilëve u gjet dhe sekuestrua marijuhanë, vlera e të cilës arrinte në 3.6 milionë PLN.

Pas kësaj, nisën hetimet e thelluara, ku u zbulua se trafikantët e kishin bazën në Spanjë, ku më pas e dërgonin drogën në Poloni dhe Gjermani me avionë privatë dhe me kamiona. Transporte të paligjshme organizoheshin edhe nga Holanda, ku importohej kokainë.

Marijuana sillej nga Spanja ndërsa kokaina nga Kili. Për më tepër, grupi kishte plane ambicioze për të zhvilluar më tej aktivitetet e tyre kriminale. Hetuesit zbuluan se banda kishte organizuar plantacionin e saj të marijuanës në Spanjë dhe ata gjithashtu u përpoqën të blinin kokainë në Kili.

Në një periudhë të shkurtër kohore, autorët trafikuan afërsisht 2 ton e 722 kg marijuanë, 310 kg hashash, 5 kg kokainë dhe kishin planifikuar të trafikonin 100 kg kokainë nga Kili në Amerikën e Jugut në Holandë dhe më pas në Poloni, duke arritur një fitim prej Mbi 41 milionë PLN”, thuhej në njoftimin e autoriteteve.

Grupi drejtohej ndër të tjera nga Krzyszof T. Që njihej me pseudonimin “Kris”, Marek A. alias “Kaczy Proceder”. Të dy ishin aktivë edhe në një klub të njohur motoçikletash në Poznań. Të akuzuar nuk janë vetëm polakët, por ndër të tjera edhe spanjollë, shqiptarë dhe gjermanë./vizionplus.tv

Read Entire Article