Trafiku i shqiptarëve me gomone! FBI-ja angleze prangos ‘sekserin’ shqiptar

7 months ago 39
Reklamë

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit për kontrabandën e njerëzve.

I riu u arrestua nga oficerët e NCA mëngjesin e të enjtes në shtëpinë e tij në Cheshunt, Herts, me dyshimin se ka ndihmuar në emigracionin e paligjshëm.

24-vjeçar shqiptar dyshohet se ishte organizatori kryesor në një komplot kriminal që rregullonte kalimin me gomone dhe gjithashtu besohet të ketë qenë i përfshirë në lehtësimin e emigrantëve brenda dhe jashtë Britanisë së Madhe duke përdorur HGV.

Burri dyshohet gjithashtu se ka përdorur një pasaportë origjinale, të siguruar përmes mashtrimit, për të hapur një numër llogarish bankare, të cilat janë përdorur për depozitimin dhe pastrimin e parave të bëra nga kriminaliteti.

“Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi në vazhdim për kontrabandën e njerëzve duke përdorur gomone  përtej Kanalit. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur, në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve, në punën tonë për të luftuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”- tha shefi i Operacioneve të NCA, Andy MacGill.

Top Channel

Read Entire Article