Tragjedia në La Mansh/ Mbytet anija, të paktën 12 të vdekur, mes tyre 6 të mitur dhe një grua shtatzënë

1 week ago 43
Reklamë

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur pas mbytjes së një anije me emigrantë në kanalin anglez në afërsi të brigjeve franceze. Tragjedia ndodhi gjatë orëve të pasdites ndërsa autoritetet kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Janë 12 persona të konfirmuar të vdekur, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.  6 të mitur dhe një grua shtatëzënë janë mes viktimave.

2 persona janë të zhdukur por nuk është ende i qartë numri në total i personave që ndodheshin në varkën e mbytur. Ndërhyrja e autoriteteve franceze pas sinjalit për ndihmë mundi të shpëtonte 52 emigrantë që ndodheshin në të njëjtin mjet lundurues.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi shtetësinë apo origjinën e emigrantëve.

Kanali i La Manshit është rrugë që është përdorur masivisht edhe nga shqiptarët gjatë viteve të fundit, për të mbërritur në brigjet e Britanisë së Madhe.

Read Entire Article