Projekti “Bashki të forta’” që përfshin 61 njësi vendore ka mbledhur sot përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë e këshilltarë të bashkisë Lezhë.
Kreu i këshillit bashkiak Ndue Luli tha se gjatë viteve të fundit, ky këshill ka rritur transparencën me publikun, por duhet bërë më shumë punë.
“Secili prej nesh ka detyrimet e veta. Në qoftë se nuk e shikon asnjë anëtar i këshillit veten në pasqyre se si të kontribuojë duke ngrit problematikat dhe nuk merr pjesë duke shkuar në fshatra, atëherë kot flasim këtu”, tha Luli.
Ky sesion informues kishte në qendër te vëmendjes vendimet e marra në lidhje me tarifat vendore si dhe ndikimi e tyre te qytetarët.
Synimi i projektit “Bashki të forta” i mbështetur nga ambasada Suedeze dhe ajo Zvicerane , është që njerëzit në Shqipëri të përfitojnë nga bashkitë e orientuara drejt qytetarëve./vizionplus.tv