Trashëgimtari zgjedh 12 të panjohur për t’i ndarë 100 000 paundë pasi ‘kishte mjaftueshëm’ për të jetuar (fotot)

9 months ago 28

Një burrë që trashëgoi £100,000 ka treguar për kënaqësinë e zgjedhjes së 12 të panjohurve të rastësishëm për të ndarë paratë, duke tentuar të luftonte pabarazinë në një prej zonave më të varfra të Britanisë.

34 vjeçari David Clarke, tha se ndau të ardhurat për të ndihmuar zonën e tij në Liverpool, Toxteth dhe atë fqinje Dingle, teksa besonte se për vete kishte mjaftueshëm për të jetuar.

Studiuesi diplomuar që punon se shofer shpërndarjeje i kishte shkruar 600 adresave vitin që shkoi nga të cilat u përgjigjën 40 dhe prej tyre zgjodhi 12 për t’u dhënë ndihmën financiare.

Lindsay Challoner-Eke, një nga 12 personat me fat tha: “Cdokush kanë përfitim nga ndihma, prej fëmijëve deri te pensionistët”.

Ajo përshkruante Clarke të sjellshëm e të përulur që bënte diçka të mrekullueshme për njerëzit.

Clarke i cili shpërndau informacionin në faqen e tij të internetit, nxiste të tjerë të ndanin pasurinë e tyre”.

Në zonat e varfra në fjalë, në 2013 bashkia e Liverpool nisi skemën e shitjes së shtëpive të vjetra për 1 paund, me qëllim rigjenerimin e komuniteteve të Toxteth.

20 shtëpi u blenë shpejt nga klientët dhe autoritetet nisën të tjera skema të ngjashme për të rivënë në përdorim rreth 6,000 shtëpi të zbrazura.

Më pas çmimet e shtëpive në Toxteth nisën të rriteshin me rreth 20 përqind çdo vit, edhe pse një census i vitit 2021 e vendos atë sërish mes zonave më të varfra të Liverpool.

34 vjeçari David Clarke, tha se ndau të ardhurat për të ndihmuar zonën e tij në Liverpool, Toxteth dhe atë fqinje Dingle

Top Channel

Read Entire Article