Malësi e Madhe– Mikael Hysa, 19 vjeç është arrestuar nga policia pasi së bashku me dy adoleshentë të tjerë, akuzohen se kanë vjedhur një automjet tip furgon në një vendparkimi dhe e fshehën në pyll.
Denoncimi u bë nga shtetasi V. Gj., i cili kallëzoi në komisariat se gjatë natës shtetas të paidentifikuar i kishin vjedhur automjetin tip furgon dhe ishin larguar.
Pas kontrolleve të imtësishme në zonë, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin adoleshentët e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.
Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Mikaelk Hysa, 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit./vizionplus.tv