Tre fëmijët hakmarrje me vrasje, si dhuna në familje çoi në ekzekutimin tronditës të Pëllumb Metës nga djali i tij

8 months ago 8

Nga Esido Barkaj

Zbulohen detaje të reja tronditëse për planin e tre fëmijëve për të vrarë babain e tyre Pëllumb Meta.

Lexo edhe :

Related Posts

Përpara hetuesve, Hysen Meta ka pranuar krimin duke thënë se ishte ai që qëlloi dhe la të vdekur të atin me 4 plumba në një nga dhomat e banesës së tyre në Shënavlash të Durrësit.

25-vjeçari ka sqaruar se krimin e ka organizuar bashkë me vëllain Amarildon dhe motrën e tyre Hygerta. Mëngjesin e datës 10 shkurt, tre fëmijët kanë vendosur për të vrarë babain. Në drekë, rreth orës 15.00, Pëllumb Meta ishte i shtrirë në divan dhe po pushonte, kur i biri ka marrë pistoletën duke e qëlluar me 4 plumba.

Pas vrasjes ata kanë marrë trupin e pajetë të babait të tyre dhe e kanë groposur në stallën e bagëtive. Tre ditë më vonë autori shkoi në polici dhe bëri kallëzimin për humbjen e të atit, duke e raportuar si largim nga banesa.

Ishte bërë i padurueshëm dhe i dhunshëm. Ishte një baba autoritar dhe vendoste për çdo gjë në familje. Plani i tij për të fejuar motrën pa dëshirë ishte ajo që na shtyu për të bërë krimin”-, dëshmoi i riu përpara hetuesve.

Hyseni dhe motra e tij 19-vjeçare akuzohen vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare ndërsa djali tjetër i familjes Amarildo Meta akuzohet për ndihmën që ka dhënë për fshehjen e trupit. Ndërsa gruaja e viktimës po hetohet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Pas denoncimit që morën për zhdukjen e Pëllumb Metës, hetuesit arritën  në konkluzionin se ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa, kjo për faktin se ishte një person dominues në familje dhe nuk ikte asnjëherë.

Një tjetër provë e policisë ishin kamerat e sigurisë të cilat zbuluan lëvizjen e makinës së viktimës një ditë pas denoncimit, pikërisht më 14 shkurt. Jo vetëm kaq, por dhe nga gjurmimi i tabulateve telefonike rezultoi se telefoni i viktimës ishte ende në ambientet e shtëpisë, verifikim që nga policia është bërë edhe më datën 22 shkurt. /vizionplus.tv

Read Entire Article