Tri persona janë proceduar në Berat për vepra të ndryshme penale. Një 57-vjeçar u procedua pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur një 47-vjeçar dhe i ka dëmtuar atij, automjetin.
Ndërkohë, një i ri u procedua pasi dyshohet ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
“Komisariati i Policisë Berat
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur një 47-vjeçar dhe i ka dëmtuar atij, automjetin;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 21-vjeçar;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /vizionplus.tv