Një sasi e konsiderueshme lënde shpërthyese është aktivizuar pranë një mobilerie në kodrën e Rrashbullit në Durrës.
Lënda shpërthyese është hedhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke shkaktuar dëmtime të shumta në fasadën e përparme të Luart Mobileri. Në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë së Durrësit si dhe njësia antieksploziv.
Lexo edhe :
Related Posts
Mobileria është në pronësi të shtetasit me iniciale L.A. dhe nga hetimet e para dyshet se shkak për vendosjen e lëndës eksplozive është një konflikt pronësie mes pronarit të mobilerisë dhe personave të tjerë.
Policia e Durrësit ka shoqëruar tre persona dhe po i merr në pyetje për ngjarjen. Dyshohet se ata kanë dijeni për ngjarjen në fjalë. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se lënda eksplozive është hedhur nga jashtë rrethimit të mobilerisë para hyrjes së saj. Nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale. Policia është duke vazhduar hetimet për identifikimin e autorëve. /vizionplus.tv