Tronditet Kurbini! Vritet ekonomisti i firmës së inerteve, zbardhet identiteti i pronarit që mbeti i plagosur

7 months ago 36
Reklamë

Selman Mihana, ekonomisti i një firme inertesh në Kurbin, u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm, ndërsa Ardjan Gjeloshi, pronari, mbeti i plagosur.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotmë, në fshatin Gurez.

Lexo edhe :

Related Posts

Në ambientet e firmës ku përpunohen inerte  vra me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, 70 vjeç, economist i firmës, si dhe u plagos Ardjan Gjeloshi, 51 vjeç i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, njofton zyrtarish policia.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen./vizionplus.tv

Read Entire Article