Donald Trump ka treguar se si bashkëshortja e tij, Melania reagoi në ditën kur 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks tentoi ta vriste.
Siç përshkroi kandidati republikan, Melania po ndiqte fjalimin e tij të fushatës drejtpërdrejt në televizion.
“Ajo po shikonte, po shikonte live. Ishte kudo. Ishte në TV”, pohoi ai duke folur me gazetaren Laura Ingraham.
“Melania e ka ende të vështirë të flasë për atentatin ndaj meje më 13 korrik. Është në rregull, kjo do të thotë se ajo më pëlqen – ajo më do mua”, tha ai.
Pavarësisht asaj që ndodhi, Trump vazhdon të ketë simpati për agjentët e Shërbimit Sekret edhe pse ata nuk arritën ta mbrojnë atë.
“Dua të them vetëm një gjë për shërbimet sekrete… ata ishin shumë të guximshëm. Plumbat fluturonin mbi mua”, tha Trump. /vizionplus.tv