Turizmi i aventurës, ekspertja: Është më fitimprurës, në janar erdhën turistët e parë

6 months ago 20

Turizmi i aventurës ishte një ndër temat që u diskutua sot në studion e emisionit të mëngjesit “7 pa 5” në ekranin e Vizion Plus.

Lidhur me këtë çështje foli ekspertja e turizmit, Alma Spathara.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype, ekspertja e turizmit tha se turizmi i aventurës fillon gjithmonë para turizmit detar dhe se në vendin tonë kanë ardhur turistë për aventura që në fillim të janarit të këtij viti.

Ekepertja tha se strukturat e turizmit në Shqipëri po punojnë për të përmirësuar cilësinë e shërbimve, ndërsa tha se turizmi i ekpseriencës, natyrës, aventurës është më fitimprurës se sa llojet e tjera të turizmit.

Alma Spathara: Turizmi i aventurës gjithmonë fillon më herët se turizmi detar. Që në janar kemi pasur grupet e para. Kanë ardhur nga Gjermania, Blegjika, Franca apo vende tjera të Europës. Jemi të gjithë shumë të motivuar, synimi ynëështë të rrisim standartet e shërbimeve tona. Turistët kërkojnë shërbime me kajak, biçikleta elektrike…kemi vënë re që të gjithë banorët dhe bizneset lokale janë duke investuar në përmirësimin e shrëbimeve. Kemi kuptuar se turizmi i ekpseriencës, natyrës, aventurës është një nga llojet e turizmit më fitimprurës që shpërndan të ardhura edhe në zonat e thella të Shqipërisë./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article