Ernet Muci nuk ishte i vetmi lojtar i Kombëtares shqiptare që u transferua në kampionatin turk së fundmi.
Sulmuesi tjetër kuqezi Arbnor Muja bëri një lëvizje të befasishme nga kampionati belg ku ishte pjesë e Antverp drejt klubit të superligës turkë Samsuspor.
Lexo edhe :
Related Posts
“Mirësevjen Arbnor Muja!”, ky ishte njoftimi i klubit turk që konfirmoi lëvizjen surprizë në merkato për 5 milione euro të Mujës nga kampionet në fuqi të Belgjikes tek një ekip i mesit të tabelës në Turqi.
Me siguri joshja përmes një kontrate të majme duhet të kete qenë vendimtare për këtë lëvizje e cila në aspektin professional në plan të parë duket jo bindëse.
Këtë sezon në kampionatin belg me Atverp në 23 takime të luajtura, Muja ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asist.
Këtyre paraqitjeve iu shtohen edhe 6 takime të luajtura në Champions ku realizoi një gol gjatë fazës së grupeve.
25-vjeçari nga Mitrovica ishte transeruar tek Antverp në gusht të vitit 2022 dhe falë paraqitjeve në Belgjikë fitoi edhe një vend në kombëtaren shqiptare ku ka zhvilluar 5 takime deri tani.
Tek Samsuspor ai ka firmosur deri në qershor 2027, pra 3 vite e gjysmë. Klubi turk është në vendin e 15 në kampionat dhe luan për mbijetesë, ndaj edhe blerja e Mujës konsiderohet një goditje në merkato.
Bashkë me të në superligen turke do të jenë të tjerë kuqezinj si Ernest Muçi që kompletoi një lëvizje sperktakolare nga Legia e Varshaës tek Beshiktash, por edhe Cikalleshi që është pjesë e Koniaspor dhe Rei Manaj që luan me Sivaspor./vizionplus.tv