U akuzuan nga ish-kryeministri për agjent të sigurimit të shtetit dhe ‘kriminelë’, ja dy prokurorët që po marrin në pyetje Sali Berishën

7 months ago 13
Reklamë

Afro një muaj pasi Gjykata e Posaçme vendosi masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai la sot banesën për herë të parë për të shkuar në SPAK, ku do të pyetet për procedurat e ndjekura në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha ndodhet përballë dy prokurorëve të SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kanë ndjekur këtë dosje që prej nisjes së hetimeve dhe deri në prezantimin e kërkesës në Kuvend për heqjen e imunitetit të Berishës.

Ky i fundit prej më shumë se një muaji ka lëshuar akuza të forta për dy prokurorët.

“Arben Kraja ish xhelat i Sigurimit ka dënuar një të ri në Shkodër se nuk pranonte moralin komunist. Ky hetues thoshte “ka shkelur normat e moralit komunist”. Kraja qëndron në Prokurori në kundërshtim flagrant me ligjin aktual për Prokurorinë dhe nenin 6 të Kushtetutës. Se cili është integriteti i tij për të qenë rrogëtar, është kjo dëshmi, që këtë akt nuk e ka kryer në vitin 70, por një vit pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe rënies zinxhir të diktaturave komuniste”, deklaroi Berisha për Arben Krajën.

Ndërsa për prokuroren Millonai, ai tha se “famozja Enkeleda Millonai, kriminele që për mbrojtjen e vëllait të saj biologjik apo lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën, i mohon në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të njeriut, qytetarit, të drejtën e një procesi gjyqësor kundër Ballës, duke i konfiskuar si një bandite, dosjen e padisë së tij”.

Top Channel

Read Entire Article