U dënua me 1 vit burg, Salianji shfaqet në selinë e PD

1 month ago 17

Deputeti demokrat, Ervin Salianji është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike, një ditë pas vendimit të Apelit të Posaçëm që konfirmoi dënimin e tij me një vit burg.

Partia Demokratike është shprehur se ky ishte një vendim politik dhe i orkestruar nga qeveria, ndërsa është zotuar për protesta mbarëpopullore kundër mazhorancës.

Lexo edhe :

Related Posts

Menjëherë pas dhënies së vendimit, PD mblodhi Kryesinë, ku u vendos edhe “strategjia” që do të ndiqet.

Kreu i Grupi Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se vendimi është goditje ndaj demokracisë, duke ‘vulosur’ diktaturën e instaluar, sipas tij, nga kryeministri Rama.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti.
Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio s’është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej.

Më pas prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë.

Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg./vizionplus.tv

Read Entire Article