U dhunua brutalisht jashtë kopshtit të djalit, përmirësohet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

5 months ago 41

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga katër persona javën e kaluar, vijon të jetë në intubim.

Gazetari Esido Barkaj, raporton se gjendja shëndetësore e avokatit është përmirësuar sot. Burime bëjnë me dije se sot i është bërë skaneri dhe është parë një ulje e edemës, që do të thotë se ka përmirësim

Lexo edhe :

Related Posts

Pavarësisht përmirëismit mjekët në spitalin e Traumës do e mbajnë avokatin Sokol Mëngjesi edhe për 2 ditë në intubim, për të mos rrezikuar.

Ndërs sot gjatë ditës mjekët do të bëjnë zgjimin gradual të avokatit.

Kujtojmë se avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht nga katër persona.

Dritan Nano, që dyshohet si organizator i sulmit dhe një tjetër nga dhunuesit e vetëdorëzuar u lanë një ditë më parë në burg nga gjykata.

Ata përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi. Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku./vizionplus.tv/

Read Entire Article