Policia e Kukësit ka identifikuar trupin e pajetë të 30-vjeçares që u gjet ditën e djeshme e pajetë në liqenin e Fierzës.
Sipas bluve, bëhet fjalë për vajzën me iniciale E.A, me banim në fshatin Pojan të Korçës.
Policia nuk ka bërë të ditur rrethanat e ngjarjes, por as arsyen pse vajza ndodhej në Kukës.
Nga kqyrja e trupit, nuk u konstatuan shenja dhune.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës./vizionplus.tv