U gjet pa ndjenja në një park të Londrës dhe ndërroi jetë në spital, viktima mund të jetë shqiptar, fotot që ndihmojnë në identifikimin e tij

6 months ago 9
Reklamë

Personi që u gjet pa ndjenja në një rrugë të Londrës e më pas ndërroi jetë pas 10 ditësh në spital besohet të jetë shqiptar.

BBC shkruan se policia ka publikuar edhe një imazh elektronik të tij, me shpresën se familja do të mund të identifikojë viktimën.

Policia ka publikuar gjithashtu edhe një foto të tatuazhit në krahun e majtë të viktimës, që po ashtu mund të shërbejë për identifikimin e tij.

I ndjeri u gjet pa ndenja në Queen’s Park, më 6 tetor.

Nga hetimet nuk besohet që vdekja të ketë të bëjë me ndonjë ngjarje kriminale, pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja keqtrajtimi./vizionplus.tv/

Read Entire Article