U grind me burrin, gruaja kryen marrëdhënie seksuale me dy të mitur dhe e pëson

9 months ago 29

Këngëtarja 38-vjeçare, Alison Sardin është vënë në pranga pasi akuzohet për sulm seksual ndaj dy të miturve. Ngjarja është regjistruar në dhomën e hotelit ku këngëtarja dhe të miturit qëndronin.

Ajo është shprehur se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt me të shoqin.

Adoleshentët e sulmuar seksualisht, të cilët janë nga Kolorado, ndodheshin në të njëjtin hotel me ekipin e tyre.

Këngëtarja deklaroi se takoi adoleshentët në pishinën e hotelit dhe nisi t’iu rrëfente problemet e vazhdueshme me bashkëshortin e saj, teksa sapo është kthyer në dhomë i ka nisur mesazh njërit prej tyre duke iu kërkuar t’i takonte.

Gjatë momentit të sulmit seksual, në dhomë ndodheshin tre djem, por këngëtarja pranoi se kishte bërë marrëdhënie seksuale vetëm me dy prej tyre, të cilëve iu kishte kërkuar edhe prezevativë./vizionplus.tv.

Read Entire Article