Ngjarja e rëndë që u shënua në Kamëz pak ditë më parë, ku një 27-vjeçare e identifikuar si Sibela Abedini pas publikimit të një fotoje në Tik Tok vijon të sjellë reagime në opinionin publik.
Mister ngelet mënyra se si e humbi jetën vajza e re, nëse ajo u vetëhodh nga kati i katërt i banesës apo e ka hedhur dikush tjetër?
Lexo edhe :
Related Posts
Tezja e viktimës, ngre dyshime të forta se mbesa e saj është shtyrë nga 39-vjeçari Altin Çoku, i arrestuar aktualisht nga policia, si përgjegjës për publikimin e fotos.
“Është një legen që ma mori gocën në qafë, i ka bërë foto. Unë jam tezja, unë e kam rritur atë gocë, ajo me ne është rritur. Nuk janë të vërteta lajmet që kanë dhënë deri tani. E vërteta është që gocën time kanë vrarë. Kanë ardhur këtu e kanë shtyrë. Ajo nuk do e kishte lënë kurrë vajzën 2-vjeçe. Atë e kanë vrarë, ai personi që është arrestuar”, tha tezja e 27-vjeçares.
Por pista kryesore ku policia po e heton ngjarjen e rëndë është ajo e vetëvrasjes. Edhe 39-vjeçari Altin Çoku është arrestuar me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes.
Por kjo pistë, përveç tezes së Sibelës, është rrëzuar edhe nga daja i saj. Ai tha për mediat se mbesa e tij do të kthehej në Kosovë tek bashkëshorti dhe vajza e saj dhe ndoshta largimi i 27-vjeçares sipas dajës, ishte shkaku pse ai e vrau.
Por në pikëpyetje ngelet fakti se nëse ka qenë Çoku ai që e ka shtyrë nga lartësia, ka qenë i vetëm apo ka pasur edhe bashkëpunëtor?
Mes autorit të arrestuar dhe viktimës kishte pasur vetëm një takim në një hotel, aty ku edhe kishim bërë një foto bashkë. Më pas, ajo foto u përhap në rrjetin social Tik Tok, por vetë 39-vjeçari pak ditë më parë në këtë platformë tha se foton e kishte shpërndarë një shoku i tij dhe vajza kishte tentuar dy herë ti jepte fund jetës. Çoku shkonte më tej, ku thoshte se ai do i shpëtonte burgut, pasi ka një vërtetim që tregon për shëndetin e tij mendor jo të mirë.
Tashmë pritet të shihet se në çfarë përfundimesh do të dalë policia për këtë rast, që ka tronditur jo pak opinionin publik./vizionplus.tv