Ministri Për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar pas zgjedhjes së tij si anëtar i Kryesisë së PS, në Asamblenë Kombëtare.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ministri Hasani falenderon anëtarët e Asamblesë për besimin që i kanë dhënë për tu bërë pjesë e Kryesisë së PS.
Lexo edhe :
Related Posts
Postimi:
Sot në Asamblenë Kombëtare votuam për ekipin drejtues të Partisë Socialiste 🌹, duke nisur punën për të ndërtuar skuadrën përfaqësuese për SHQIPËRINË 2030🇦🇱.
Faleminderit anëtarëve të Asamblesë për besimin e dhënë si anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste.
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱
Kujtojmë që në anëtarët e Asamblesë zgjodhën sot 10 anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Socialiste, mes tyre 5 burra dhe 5 gra.
Kryesia e re e PS:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Toni Gogu
Igli Hasani
Albana Koçiu
Anila Denaj
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Lindita Nikolla