Ukraina feston pavarësinë, Zelensky: Do ta fitojmë luftën me Rusinë

2 months ago 41

Në vitin e tretë të luftës me Rusinë, Ukraina festoi 33 vjetorin e  pavarësisë nga Bashkimi sovjetik.

Për të shënuar ditën e pavarësisë, presidenti Volodymir Zelensky nënshkori disa ligje anti ruse, përfshirë ratifikimin e një statuti që i hap rrugë vendit për t’ju bashkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Ne festojmë Ditën e 33-të të Pavarësisë së Ukrainës. Dhe çfarëdo që armiku po sillte në tokën tonë tani është kthyer në shtëpinë e tyre. Drejtësia është një proces i pashmangshëm të cilin ne e kemi nisur sot. Kështu forcohet pavarësia”, tha Zelensky.

Liderë të vendeve aletate të Ukrainës dëguan urime dhe përshëndetën qëndresën e popullit ukrainas ndaj pushtimit rus.

“Evropa do të jetë gjithmonë në anën e Ukrainës sepse Ukraina është Europa. Liria juaj është liria jonë. Siguria juaj është siguria jonë. Ne kemi qëndruar me ju që nga dita e parë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të duhet. Lavdi Ukrainës”, tha Ursula von der Leyen.

33 vjetori i shpalljes së pavarësisë vjen në një moment të rëndësishëm kthese për forcat e Kievit, që vazhdojnë avancimin në rajonin rus të Kurskut.

Ushtria ukrainase pretendon se tani ka nën kontroll 92 vendbanime dhe mbi 1000 kilometra katrorë territor rus.

Qëllimi i Ukrainës, sipas liderëve të saj, është të krijojë një zonë sigurie brenda Rusisë në mënyrë që të mbrojë civilët e saj prej bombardimeve ruse nga përtej kufirit. /vizionplus.tv

Read Entire Article