Qeveria ka rishqyrtuar projektligjin për studentët e mjekësisë dhe ka marrë në konsideratë udhëzimet e Kushtetueses.
Disa muaj më parë Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e disa neneve te ligjit “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “ .
Kushtetuesja kundërshtoi afatin 5 vjeçar, duke e konsideruar joproporcional, pasi duke u nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve. Prandaj u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera 3-vjeçare dhe 2-vjeçare të përcaktuara në të njëjtin nen.
Për rrjedhojë qeveria ka bërë disa ndryshime në ligjin për studentët e mjekësisë, ligj i cili i ndalon ata të ikin nga Shqipëria pesë vite pas mbarimit të studimeve.
Me ndryshimet e reja në projektiligj, qeveria ka ndryshuar afatin kohor që detyron studentëtë të qendrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Nga pesë vite punësim me detyrim në Shqipëri për studentët e vitit të parë, qeveria ka shqyrtuar që ta ulë me dy vite duke e çuar kështu në tre vite.
Ndërsa për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt detyrimi për të dhënë kontributin ulet nga 3 vite në 2 vite, ndërsa ata që ishin në vitin e pestë dhe të gjashtë të studimit parashikohej detyrimi 2 vit, kufizim i cili minimizohet në 1 vit./vizionplus.tv/