“Unë jam nga ata që përballem”, Salianji tregon a do të vetëdorëzohet në Polici, nuk kursen ironinë: Këta s’të gjejnë dot, kriminelët i ikin

1 month ago 15

Ervin Salianji ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë për mediat nga selia e PD-së.

Kjo është dita e fundit e tij në liri, ndërkohë Policia e Tiranës ka marrë më dorë vendimin e prokurorisë së Tiranës që kërkon të ekzekutohet vendimi i formës së prerë të Apelit për dënimin me një vit burgim të deputetit Ervin Salianji, me akuzën “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”.

Salianji tha se do të përballet dhe ka komunikuar me drejtuesin e Prokurorisë dhe drejtuesit të Policisë së Shtetit për t’i informuar se është në dispozicion. Ai gjithashtu nuk kurseu ironinë për policinë. Sipas tij, sa herë del urdhër arresti nga SPAK për grupet kriminale, polciia nuk arrin t’i arrestojë.

Salianji: Kam komunikuar që dje me drejtuesin e prokurorisë dhe policisë për t’i thënë që jam gati, çfarë ju duhet, për t’i ndihmuar. Se këta nuk të gjejnë dot. Gjithë grupet kriminale, del arresti nga SPAK, vetëm letra u ngel në dorë, njerëzit i ikin. Unë nuk jam nga ata, jam nga ata që përballem.

Më tej ai tha se kjo është çështje më e gjerë pasi i përket PD-së. Salianji shtoi se do të konsultohet me demokratët e tjerë, por vendimmarrja i takon atij.

Salianji: Qëndrimi im nuk ndyshon dhe unë do të ëprballem aty ku e ka caktuar regjimi. Kjo është një çështje e PD-së, nuk është një çështje personale. Nuk është një çështje që ka nisur për shkak të një interesi vetjak, është një çështje që i tejkalon interesat personale. Unë do t’i dëgjoj kolegët, por padiskutim kam vendimmarrjen time, e kam thënë dhe dje./vizionplus.tv 

Read Entire Article