Tensionet dhe konfliktet kanë vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Ushtarët e Koresë së Jugut qëlluan me të shtëna paralajmëruese për të zmbrapsur ushtarët koreano-veriorë që kaluan përkohësisht kufirin tokësor, për herë të dytë brenda këtij muaji.
Kjo kundërpërgjigje e ushtrisë së Jugut erdhi menjëherë pas veprimeve të Koresë së Veriut, e cila nisi instalimin e barrierave antitank, duke përforcuar akset rrugore dhe duke vendosur mina.
Ushtarët koreano-veriorë u tërhoqën pasi Jugu transmetoi paralajmërime dhe nisi të shtënat./vizionplus.tv