Vangjel Tavo është betuar si kryetari i Bashkisë Himarë, në mbledhjen e mbajtur në Këshillin Bashkiak.
Tavo u konfirmua nga gjykata si kreu i Bashkisë Himarë më 23 shtator, pasi fitoi zgjedhjet si krye bashkiak më 4 gusht përballë kandidatit tjetër, Petro Gjikuria.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbledhja e sotme ishte pa prezencën e këshilltarëve të opozitës, teksa të pranishëm ishin ministri i pushtetit vendor Arbjan Mazniku dhe deputetët socialistë të Vlorës.
Kujtojmë që më 12 shtator Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës, vendim i cili erdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.
Tavo u zgjodh kryetari i ri i bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit. /vizionplus.tv