Kandidatja republikane për presidente, Nikki Haley ka kritikuar Donald Trump për ruajtjen e një marrëdhënie miqësore me presidentin rus Vladimir Putin pas vdekjes në burg të Alexei Navalny, kundërshtarit më të fuqishëm politik të liderit rus.
“Donald Trump vazhdon të rreshtohet me Vladimir Putin, një njeri që vret kundërshtarët e tij politikë, mban peng gazetarët amerikanë dhe kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të shkatërruar Amerikën,” tha Haley.
Trump e ka lavdëruar vazhdimisht Putinin në vitet e fundit, duke e quajtur liderin rus një “gjeni” në vitin 2022 për vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën fqinje, duke ndezur një luftë që ende vazhdon.
Kritikat e Haley ndaj Trump pas vdekjes së Navalny-t vijnë ndërsa kandidatja republikane shton kritikat e saj ndaj ish-presidentit në një përpjekje për të zvogëluar epërsinë e madhe të ish-presidentit në zgjedhjet paraprake dhe sondazhe.
Vdekja e Alexei Navalny duket se po shfrytëzohet si “armë” politike nga kundërshtarja e Trump, për të sulmuar këtëtë fundit, i cili rezulton favorit përballë çdo kundërshtari në të gjitha sondazhet./vizionplus.tv/
Putin did this. The same Putin who Donald Trump praises and defends.
The same Trump who said:
“In all fairness to Putin, you’re saying he killed people. I haven’t seen that.” https://t.co/o1v3wBz1t7
— Nikki Haley (@NikkiHaley) February 16, 2024