Vdes i burgosuri në Prishtinë, mister shkaku! Ja çfarë thuhet në njoftimin e autoriteteve

8 months ago 26

Një person ka ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit të Prishtinës në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, por ende nuk ka një shkak lidhur me ndarjen nga jeta të personit që po mbahej në paraburgim.

Një njoftimin e dhënë, bëhet me dije se i burgosurit i ishin bërë trajtimet e nevojshme mjekësore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së)”, thuhet në njoftim.

Institucionet kanë nisur punën për procedurat e nevojshme ligjore deri në daljen e autopsisë që do përcaktojë shkakun e vdekjes.

Top Channel

Read Entire Article