Vdes turisti në Islandë pas shembjes së akullit, dy të zhdukur

2 months ago 40

Një turist i huaj ka vdekur në jug të Islandës pasi akulli u shemb gjatë një vizite që grupi i tyre po bënte në një akullnajë, raportojnë mediat lokale.

Një turist tjetër u plagos por është dërguar në spital dhe nuk është në rrezik për jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, shkruan BBC.

Ekipet e shpëtimit kanë pezulluar deri në mëngjes kërkimin për të zhdukurit në akullnajën Breidamerkurjökull për shkak të kushteve të vështira.

Akulli u shemb ndërsa grupi prej 25 personash po vizitonte një shpellë akulli së bashku me një guidë të dielën.

“Kushtet janë shumë të vështira në terren,” tha shefi i policisë lokale Sveinn Kristján Rúnarsson.

“Është në akullnajë. Është e vështirë të marrësh pajisje atje… Është keq. Gjithçka po bëhet me dorë.”

Mediat lokale të lajmeve raportuan se 200 njerëz po punonin në operacionin e shpëtimit të dielën.

Duke folur në televizionin islandez, kryeinspektori Rúnarsson tha se policia nuk ishte në gjendje të kontaktonte dy personat e zhdukur.

“Udhëtimet në shpellat e akullit ndodhin pothuajse gjatë gjithë vitit,” tha ai

“Këta janë guida malore me përvojë që drejtojnë këto udhëtime. Grupi i tyre ka qenë i pafat.”

Breidamerkurjökull shtrihet nga akullnaja Vatnajökull deri në lagunën Jökulsárlón. Ajo është e famshme për shpellat e saj të akullit, me grupe që ofrojnë turne./vizionplus.tv

Read Entire Article