Veliaj në akademinë politike të PS: Kush bën punë të mira i shërben komunitetit

3 days ago 19

Gjatë një takimi me të rinjtë, që janë pjesë e Akademisë Politike të PS, kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi për ndryshimet që janë bërë në kryeqytet gjatë këtyre viteve.

“Tirana dhe Aleksandria do të jenë Kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një vendim i marrë nga Unioni i Mesdheut, nga ministrat e Jashtëm të mbi 40 vendeve të Mesdheut”, tha Veliaj.

Sipas Veliajt, njerëzit do të mbahen mend nga qytetarët nga punët e mira që bëjnë.

“Një njeri që bën një punë të mirë, që lë një gjurmë, që lë një emër, që lë reputacion, e bën këtë jo vetëm për veten, por për të gjithë komunitetin dhe popullin që përfaqëson. Ti mund të jesh patriot kudo, mund të jesh i dobishëm për vendin tënd kudo, dhe kur mendoj se për 200 vjet, kolonia shqiptare në Aleksandri botonte një gazetë, libra, i dhanë Shqipërisë nga distanca të gjithë kontributin e tyre. Ndaj, fakti që disa prej jush, edhe fizikisht keni ardhur në Shqipëri, vërtet ma bën zemrën mal”, tha kryebashkiaku.

Erion Veliaj e përshkroi punën si kryebashkiak si një ndër më sfidueset dhe më të bukurat, falë takimeve të përditshme me njerëzit.

Read Entire Article